Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Intriga” Juventus-Napoli! Bardhezinjtë mund të rikthejnë Conten dhe të transferojnë Osimhen, në stolin e “Azzurëve” vjen…
👁2901
Ndërsa kanë mbetur vetëm 90 minuta deri në përfundimin e sezonit, Napoli dhe Juventusi janë ende në ndjekje të objektivave të tyre sportivë. Por ndërkohë që fusha mbetet vendimtare, prapaskenat e merkatos kanë nisur të nxehen. Dy klubet e mëdha italiane rrezikojnë të përplasen në disa fronte të rëndësishme gjatë verës, si në zgjedhjen e trajnerit ashtu edhe në afrimet e bujshme në sulm. Sipas raportimeve të gazetarit Alfredo Pedullà, javën e kaluar ka pasur një takim interesant në margjinat e Kampionatit Ndërkombëtar të Tenisit në Romë: presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është parë duke biseduar me Massimiliano Allegrin....