Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Intervista me Mufid Bej Libohovën, Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në lidhje me detyrat urgjente të qeverisë së tij
NGA: AURENC BEBJA “La Dépêche Algérienne” ka botuar, të mërkurën e 17 shtatorit 1913, në ballinë, intervistën e Mufid Bej Libohovës dhënë asokohe gazetës austriake “Neue Freie Presse”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Projektet e Shqipërisë Vjenë, 16 shtator. Mufid Bej Libohova, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në një artikull të botuar nga “Neue Freie Presse”, përmbledh detyrat më urgjente të qeverisë shqiptare. E para, tha ai, do të jetë formimi i qeverisë për të zëvendësuar qeverinë e përkohshme. Problemi i hekurudhave dhe i komunikimeve është aktualisht objekt i studimeve të thelluara. Linja e parë e ndërtuar ndoshta do të jetë ajo e Vlorës, Beratit, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës, për të...