Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Intervista e plotë/ “Kush më fliste merrej nga Sigurimi”, nga takimet me zyrtarët, tek rreziku nga regjimi/ Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman para se të ndërronte jetë
2 korrikun e vitit 1990, me të vetmen armë në duart dhe zemrat e tyre shpresën, shqiptarët mposhtën frikën e rrënjosur thellë në deje prej regjimit ndoshta më të egër komunist të Europës Lindore, dhe zgjodhën t`i dorëzohen të panjohurës. 5 mijë vetë mësynë ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë, pa asnjë garanci se nuk do të ktheheshin në viktimat e shteti hakmarrës diktatorial, që edhe pse dukej në grahmat e fundit, për individin rebel mbetej një kërcënim. Pjesa dërrmuese e tyre, mbi 3.000 persona, arritën të hynin në ambasadën gjermane, territori i së cilës u kthye në atë moment...