Interi, shifrat dhe thellësia e një skuadre të madhe europiane. Vetëm Bayern Munich ka më shumë…

Interi, shifrat dhe thellësia e një skuadre të madhe europiane. Vetëm Bayern Munich ka më shumë…

Në Serie A nuk ndodh shpesh që një skuadër të përmbysë një disavantazh 2-0, aq më pak dy herë radhazi. Interi po përfiton nga superioriteti i frikshëm, aq sa shpesh bie në gabime elementare. Megjithatë, në katër javët e para ka treguar një nivel tjetër krahasuar me rivalët. Cristian Chivu ka mundur të menaxhojë rotacionin: ndaj Napolit, Thuram dhe Calhanoglu e nisën nga stoli, ndërsa ndaj Udineses la pushim Lautaro, Bisseck, Dimarco dhe sërish turkun. “Sezoni do të jetë i gjatë, kam nevojë për të gjithë”, – tha trajneri rumun. Shifrat e konfirmojnë: Interi ka 9 golashënues të ndryshëm, 5 prej tyre me nga 2 gola. Në 5 ndeshje mes kampionatit dhe Champions-it, zikaltërit kanë shënuar 14 gola. Arsenali ka 5 golashënues, Manchester City 4,...