Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Interi “parakalon” gjigantët europianë, zikaltërit arrijnë akordin për transferimin e bujshëm të sulmuesit që ka shkëlqyer në Serie A
Ademola Lookman është gjithnjë e më pranë kalimit te Interi. Sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, zikaltërit kanë gjetur marrëveshjen me lojtarin dhe tashmë janë gati të konkretizojnë transferimin me një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurosh për Atalantën. Lojtari ka dhënë “OK”-in final për kalimin në Milano, ndërsa Interi është vendosur të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për të përforcuar repartin ofensiv me një nga futbollistët më në formë të sezonit të fundit në Serie A. Edhe pse Atalanta kërkon rreth 50 milionë euro, Interi nuk është i gatshëm të shkojë përtej ofertës prej 40 milionësh, duke u...