Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Interi nuk iu lë hapësirë pendesave… Gjithçka për Champions, pa asnjë keqardhje
👁4807
Gjithçka ose asgjë, në aspektin sportiv. Tjetër gjë është ana financiare, por për bilancet ekonomike tifozët nuk e vrasin mendjen. Gjithçka, sepse të fitosh Champions-in nuk ka krahasim. Kush e ngre atë trofe, ulet në tryezën e Perëndive, gjithçka tjetër bëhet dytësore, madje edhe një titull kampion i lënë rivalëve, i flijuar në altarin e ëndrrës europiane. Asgjë, sepse humbja në Mynih do të thotë mbyllje e sezonit pa trofe. Një vit i gjatë, intensiv, plot adrenalinë, në disa momente edhe magjepsës, por që në fund do të mbetej pa asnjë titull. Gjithçka ose asgjë, pra. Një e vërtetë e thjeshtë,...