Interi “ndez motorët” para supersfidës me Bayern Munich. Stërvitje e personalizuar për Dimarco, Bastoni është gati

Interi “ndez motorët” para supersfidës me Bayern Munich. Stërvitje e personalizuar për Dimarco, Bastoni është gati

Dimarco do të udhëtojë gjithsesi me skuadrën për në Mynih, ndërsa përdorimi i tij (nga fillimi ose gjatë ndeshjes) kundër Harry Kane dhe shokëve të tij do të vlerësohet nga minuta në minutë prej Simone Inzaghit dhe stafit të tij. Lajmi i mirë vjen nga Alessandro Bastoni. Mbrojtësi zikaltër, pas zëvendësimit në pushimin e ndeshjes kundër Parmës, është stërvitur sot normalisht me shokët e skuadrës, prandaj është në dispozicion për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj gjigantëve bavarezë. Të vetmit të dëmtuar në skuadër janë Denzel Dumfries, Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi, lojtarë që do të jenë “spektatorë” nesër...
Burimi: Telesport.al