Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Interi bën një hap cilësor përpara me Lookman, jam kurioz të shoh Bonny në veprim”
Gjatë analizës së tij për numrin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi ka folur për mundësinë e afrimit të Lookman tek Interi dhe nëse ai mund të jetë lojtari që bën diferencën: “Po, me kusht që të përshtatet menjëherë mirë dhe të integrohet në mënyrë perfekte me grupin. Është një sprinter i jashtëzakonshëm dhe duhet shfrytëzuar për këtë cilësi”. A mund të imagjinohet një treshe sulmuese e tij me Lautaro dhe Thuram?Çdo gjë është e mundur, nëse të gjithë sakrifikohen në emër të kolektivit. Në Milanin tim luanin bashkë Gullit, Van Basten, Rijkaard, Donadoni e të tjerë… E...