Interi, 40 milionë për pasuesin e Calhanoglu. Lotito “ngre murin”: Paguani klauzolën, përndryshe nuk e shes

Interi, 40 milionë për pasuesin e Calhanoglu. Lotito “ngre murin”: Paguani klauzolën, përndryshe nuk e shes

Merkatoja e Lazios rrotullohet rreth një nevoje; çlirimi i likuiditetit. Shitja e Nicolò Rovella, shkruan “Il Messaggero”, megjithëse e dhimbshme, mund të përfaqësojë hapin e pare në këtë drejtim. Interi, pasi ka planifikuar shitjen e Calhanoglu, ka sonduar tashmë terrenin përmes agjentëve të mesfushorit, duke paraqitur një ofertë jozyrtare prej 40 milionë eurosh. Megjithatë, Lotito ka qenë i qartë: “Lojtari ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, përndryshe nuk e shes. Më të mirët qëndrojnë”. Presidenti bardhekaltër duket i vendosur të mos lëvizë nga pozicioni i tij, sidomos në një moment kur Lazio duhet të përballet me tri kufizime financiare;...
Burimi: Telesport.al