Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Interes i lartë për “Paketën e Maleve”, Rama: 787 persona kanë dorëzuar aplikimet në vetëm pesë ditë
Aplikimet për nismën e quajtur ‘Paketa e Maleve’ e prezantuar nga qeveria si një mundësi e mirë për të investuar ne bujtina në zonat rurale, duket se po ecin me ritme të shpejta. Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në një postim në facebook, ku ka publikuar shifrat konkrete të aplikimeve si dhe ka përsëritur thirrjen për investitorët. “Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë. Të gjithë emigrantët posaçërisht, po edhe të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në...