Inter rigjen fitoren dhe i jep fund serisë pozitive të Como-s. Zikaltrit nuk falin në “San Siro” (video)

Inter rigjen fitoren dhe i jep fund serisë pozitive të Como-s. Zikaltrit nuk falin në “San Siro” (video)

8 Nëntor 2026 19:58 Telesport Inter i ka dhënë fund serisë prej 4 fitoreve rresht të Como në Serie A. Në përballjen mes tyre të luajtur në “San Siro”, e vlefshme për javën e 11-të, Inter fitoi pa shumë probleme, 2-0. Zikaltrit gjetën avantazhin që në minutën e 12-të, ku pas një aksioni të bukur dhe depërtimit të Marcus Thuram brenda në zonë, ky i fundit pason për Djed Spence, anglezi asiston për Francesco Pio Esposito, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Në minutën e 19-të, tjetër kundërsulm i shpejtë i zikaltërve dhe aksioni finalizohet me sukses nga Marcus Thuram, i cili duke ëprfituar edhe nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes së Como, dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë...