Inter i “tregon derën” sulmuesit veteran, gati transferimi në Arabi për të mbyllur karrierën

Inter i “tregon derën” sulmuesit veteran, gati transferimi në Arabi për të mbyllur karrierën

4 Qershor 2025 10:23 Telesport Pasi dështoi të fitojë trofe këtë sezon me skuadrën e Inter, sulmuesi Marko Arnautovic duket se do t’i japë fund përvojës së tij me klubin “zikaltër” pa tërhequr shumë vëmendje. Kontrata e sulmuesit austriak skadon më 30 qershor, por ai nuk do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve që nis së shpejti. Tek Inter kanë vendosur që të mos ia rinovojnë kontratën, duke parë edhe moshën e tij, 36 vjeç. Në të ardhmen e tij, sipas mediave austriake, duket se është Serbia, pasi sulmuesi ka një ofertë nga Crvena Zvezda. Por nuk mungojnë edhe disa propozime nga Arabia Saudite, ndaj pritet që Arnautovic të vendosë së shpejti. Me fanellën e Inter, në dy sezonet e fundit, ai luajti 62...