Inter i çmendur në pjesën e dytë, përmbysje dhe fitore e jashtëzakonshme ndaj Napolit (video)

Inter i çmendur në pjesën e dytë, përmbysje dhe fitore e jashtëzakonshme ndaj Napolit (video)

Inter ka marrë një fitore të jashtëzakonshme 3-2 në “San Siro” ndaj Napolit, në supersfidën e javës së tretë në Serie A. Zikaltrit e nisën vrullshëm takimin, duke dhënë sinjalin e parë që në minutën e 3-të. Andy Diouf godet nga skaji i zonës, por Meret tregohet vigjilent me ndërhyrjen e tij. Kundërpërgjigjet Napoli, goditja e Frank Anguissa ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Josep Martinez. Në minutën e 29-të, Anguissa tenton të gjejë golin, por gjuajtja e tij shkon jashtë shtyllës së djathtë. Rasti më i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutat shtesë, ku Federico Dimarco i afrohet shumë golit, por goditja e dënimit e goditur prej tij përplaset në traverësë. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë nisi në mënyrë...