“Inter është një anije luftarake, askush në Itali nuk mund ta fundosë. Milan është…”

“Inter është një anije luftarake, askush në Itali nuk mund ta fundosë. Milan është…”

28 Tetor 2026 19:30 Telesport Në një intervistë të fundit për La Gazzetta dello Sport, Hernan Crespo shprehet me bindje të plotë se Inter është skuadra më e kompletuar në Serie A. Ndërkohë që për ish-klubin tjetër të tij, Milanin, Crespo tha se kuqezinjtë janë përmirësuar ndjeshëm. “Inter është skuadra më e mirëpajisur për të fituar titullin në Serie A. Kjo nuk do të thotë se do ta fitojnë patjetër, por kanë gjithçka që u nevojitet për ta arritur këtë gjë. Skuadra e Chivu më duket si një anije luftarake. T’i fundosësh ata, të paktën në Itali, duket e pamundur, pavarësisht ndonjë hapi të gabuar në arenën evropiane. Milan është pak më mbrapa, por kanë bërë përparim të ndjeshëm, gjë që më ka befasuar. Sot,...