Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inter dhe Milan kokë më kokë për objektivin e përbashkët në mesfushë, kushton 40 milionë euro
6 Korrik 2025 21:32 Telesport “Calciomercato.com” raporton se Inter dhe Milan janë futur në garë dhe i janë shtuar listës së gjatë së klubeve që duan mesfushorin e Benfica-s, Orkan Kokcu. Inter e sheh mesfushorin turk si një mundësi shumë e mirë për të zëvendësuar pikërisht patriotin e tij, Hakan Calhanoglu, i cili pritet të transferohet te Galatasaray. Zikaltrit po ndjekin edhe emra të tjerë si Nicolo Rovella dhe Ederson, por Kokcu është një tjetër alternativë që preferohet shumë nga Christian Chivu dhe i përshtatet më shumë projektit që ai ka në mendje. Në anën tjetër, Milan e sheh 24-vjeçarin...