Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inter dhe Gallatasaraj takim në Milano, palët mbyllin bisedimet për të ardhmen e Calhanoglu
Një takim i shkurtër midis përfaqësuesve të Inter dhe Gallatasaraj u zhvillua në Milano, por mjaftoi për t’i dhënë fund sagës së transferimit të mesfushorit turk Hakan Calhanoglu në vendlindje. Lojtari do të vazhdojë të luajë për zikaltërit. Inter i përsëriti Gallatasaraj se ata duan jo më pak se 30 milionë euro për ta lënë lojtarin të shkojë dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromise. Nga ana tjetër, turqit ende nuk kanë paraqitur një ofertë zyrtare tek zikaltërit. Gallatasaraj, që po mbështetej në dëshirën e lojtarit, u tërhoq kur u përball me një mur rezistence nga klubi zikaltër. Agjenti...