Inteligjenca iraniane ‘shënjestron’ njerëz në Europë, ambasada e SHBA në Tiranë: Veprime që shkelin sovranitetin

Inteligjenca iraniane ‘shënjestron’ njerëz në Europë, ambasada e SHBA në Tiranë: Veprime që shkelin sovranitetin

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të ndërmarrë veprime kërcënuese në Europë dhe Amerikën e Veriut. Në një deklaratë zyrtare, SHBA shprehet e bashkuar me partnerët europianë kundër këtyre veprimeve, që cilësohen si shkelje e sovranitetit. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, dënoi hapur tentativat për vrasje, rrëmbime dhe presion ndaj individëve. Ajo theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë me aleatët për të parandaluar kërcënime të tilla në të ardhmen. Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Jemi të bashkuar me partnerët tanë europianë në kundërshtim të përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe shqetësuar njerëzit në Europë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë. Ne e dënojmë...