Integrimi/ Paketë financiare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zbulohet planifikimi i Komisionit Evropian! Ja shuma që mund të përfitojmë
Komisioni Evropian parashikon për Shqipërinë një paketë të posaçme financiare për anëtarësimin në BE. Një fakt i publikuar në udhërrëfyesin e zgjerimit për Shqipërinë, sipas dokumentit zyrtar, premton që në varësi të përparimit të nevojshëm nga Shqipëria në përgatitjet e saj, Komisioni do të paraqesë një Komunikatë në kohën e duhur mbi një paketë financiare për anëtarësimin e Shqipërisë. Angazhimi që nuk është një fond ndihme i ri i përgjigjet procesit të planifikimit të marrëdhënieve ekonomike dhe buxhetore të Shqipërisë me Bashkimin Evropian pas anëtarësimit dhe pikërisht janë fondet që do të përfitojë për bujqësinë, zhvillimin rajonal dhe politikat e përbashkëta, por edhe kontributin që do të paguajë Shqipëria në buxhetin evropian. Në aspektin ekonomik, kjo do të përcaktojë burimet e financimit dhe mundësitë për...
Burimi:
javanews.al