Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!
Mali i Zi ka ndërmarrë hapa për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Kroacinë, të cilat mund të pengojnë ambicien e Podgoricës për t’u bërë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028. Javën e kaluar, Zagrebi u shpërndau vendeve të tjera anëtare të BE-së një listë me tetë pika, ku renditen çështjet që kërkon të zgjidhen përpara se Mali i Zi të anëtarësohet në bllok. Shumica e mosmarrëveshjeve lidhen me ngjarje dhe pasoja të luftërave ballkanike të viteve 1990. Kryeministri kroat, Andrej Plenković, deklaroi se vendi i tij i ka ngritur këto shqetësime prej vitesh, por sipas tij, gjatë dy viteve të fundit nuk është shënuar përparim i mjaftueshëm. “Ka çështje që ua kemi sinjalizuar fqinjëve tanë malazezë për vite me radhë. Në dy...
Burimi:
javanews.al