Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
Të luash një instrument muzikor mban trurin të ri dhe në formë. Kjo pasi frenon rënien e aftësive për perceptimin e të folurit, që me kalimin e kohës dhe moshës që avancon, dobësohet. E vërteton një punë studimore e publikuar në revistën Plos Biology nga një bashkëpunim mes universiteteve kanadeze dhe kineze. Kërkuesit kanë vëzhguar me rezonancë magnetike funksionale aktivitetin cerebral të personave të moshuar, duke i ndarë në grupe ata që nuk kishin aftësi dhe dije muzikore dhe ata që gjatë jetës kishin luajtur një instrument. Rezultoi se të moshuarit muzikantë e kanë shumë më të lehtë të dallojnë...