Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
INSTAT: Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. 2024, rritje me 43,4 përqind
Viti 2024 solli një fluks në rritje të shqiptarëve që udhëtuan jashtë vendit. Udhëtimet jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 43.4%, krahasuar me vitin 2023. Ajo që bie në sy në të dhënat e INSTAT është dominimi absolut i udhëtimeve për pushime dhe kohë të lirë (97.9%), ndërsa ato për biznes përbëjnë vetëm 2.1%. “Shqiptarët po duan të udhëtojnë sa më shumë. Pjesa dërrmuese udhëtojnë për qejf, preferojnë qëndrimet me 1 apo dy net”. Pika më e lartë e sezonit u shënua në muajin gusht dhe dhjetor, duke reflektuar dy kulmet klasike: verën dhe fundvitin. Ndërkohë, një...