INSTAT shpall garën për drejtorin e ri, ja kriteret dhe afatet

INSTAT shpall garën për drejtorin e ri, ja kriteret dhe afatet

Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të mandatit të Elsa Dhulit, e cila qëndron në këtë pozicion që prej 2020-ës. Drejtori i përgjithshëm i INSTAT-it emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, pas një procedure të hapur dhe publike përzgjedhëse. Drejtori i përgjithshëm i INSTAT-it drejton strategjinë e zhvillimit dhe veprimtarinë koordinuese të institucioneve brenda sistemit kombëtar statistikor, duke siguruar pavarësinë profesionale të tyre. Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më 29 gusht 2025. Kandidatët do të njoftohen individualisht dhe përmes faqes zyrtare të Kryeministrisë...