Burimi:
Sot.com.al

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani vizitë zyrtare në Londër, ja çështjet kryesore të diskutimit
👁5971
Inspektori i Lartë i Drejtësisë z.Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Londër në institucionet e drejtësisë, që merren me inspektimin dhe procesin disiplinor të magjistratëve dhe në Ministrinë e Jashtme britanike. Z.Metani u shoqërua nga një ekip i ILD-së dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar z. Uran Ferizi. Në Inspektoratin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës së Madhërisë së Tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë u mikprit nga Kryeinspektori z. Anthony Rogers. Të dy bashkëbiseduesit u ndalën në ndarjen e praktikave të mira mes institucioneve dhe rolin që ka procesi i inspektimeve në efiçencën e sistemit...