Inskenoi vdekjen e tij, ekstradohet nga Italia në Shqipëri biznesmeni Davide Pecorelli

Inskenoi vdekjen e tij, ekstradohet nga Italia në Shqipëri biznesmeni Davide Pecorelli

Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Davide Pecorelli, i cili u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Dorjana Bezat. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv