
Inskenoi vdekjen e tij! Davide Pecorelli kthehet në Shqipëri! Do të vuajë dënimin me 4 vite burg për mashtrim
👁7846
Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, që inskenoi vdekjen e tij në qytetin e Pukës për t’i shpëtuar borxheve, brenda pak ditësh do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Vendimi u mor nga ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, pasi Gjykata e Apelit në Perugia dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit, në maj të vitit të kaluar. Në një reagim për mediat italiane, biznesmeni Pecorelli, tha se nuk do ta apelojë vendimin. “Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar...
Burimi:
Top-Channel.tv