Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Iñigo Martínez shfryn ndaj Acerbit: “Më festoi në fytyrë”. Më pas shpjegon çështjen e pështymës
👁14291
7 Maj 2025 8:03 Alfred Lleshi “Acerbi më festoi në fytyrë. Ishte një reagim i panevojshëm nga ana ime, por nuk e kam pështyrë. Pështyma ra pranë tij. Përndryshe, do të isha përjashtuar menjëherë me karton të kuq. Pa dyshim”. Është një pranim i pjesshëm i fajit ky i Iñigo Martínez, mbrojtësit të Barcelonës, në përfundim të ndeshjes së humbur 4-3 ndaj Interit. Nga zona e përzier në “San Siro”, ai komentoi episodin që e kishte vënë në qendër të vëmendjes përballë qendërmbrojtësit zikaltër: pështyma ka ndodhur, por pa e cekur fare Acerbin.