Informalitet i lartë te qiratë afatshkurtra – Vetëm 17.5% të regjistruara. Mbizotërimi i tyre, sfidë për turizmin

Informalitet i lartë te qiratë afatshkurtra – Vetëm 17.5% të regjistruara. Mbizotërimi i tyre, sfidë për turizmin

Strategjia e re e turizmit 2025 -2030 nxjerr në pah nivelet e larta të informalitetit në sektorin e akomodimit afatshkurtër. Sipas dokumentit, zhvillimi i ofertës së turizmit në Shqipëri ka sjellë rritje të ndjeshme të kapaciteteve të akomodimit, duke arritur në 57 778 dhoma dhe mbi 129 mijë shtretër në vitin 2023, ndërsa pjesa dërrmuese e kësaj rritjeje i atribuohet strukturave me qira afatshkurtra. Më konkretisht, sipas një studimit të kryer për Booking.com në korrik të vitit 2023, kategoria mbizotëruese e strukturave akomoduese janë ato me qira afatshkurtër, të cilat numërojnë 9 040 nga një total prej 10 526 strukturash akomoduese të listuara në Booking.com. Po ashtu, të dhënat nga AllTheRooms.com, që është tregu i strukturave akomoduese me qira afatshkurtër, tregojnë se në vitin 2023,...