Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Incidenti në afërsi të zyrës elektorale të PSD, dalin pamjet e autorit me armë në dorë! Zbardhet konflikti
👁10375
Zbardhen detaje nga incidenti i ndodhur sot në Tiranë, pranë zyrave të PSD. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, që kanë fiksuar këtë moment kur Arjan Telhallari i armatosur ka shkuar në drejtim të zyrës elektorale të PSD pranë të cilave ndodhej Ledi Palaj. Sipas informacioneve, thuhet se me Palaj, i biri dyshohet se kishte konflikte për shkak të borxheve. Nga incidenti nuk pati të lënduar, ndëra PSD në një reagim bëri me dije se konflikti nuk ka lidhje me zyrën apo personat që janë pjesë e partisë. Top Channel