Incidenti me Spahiun, Xhaferi: Asnjë rrethanë nuk e justifikon veprimin
“48 orë pas përfundimit të ndeshjes Elbasani–Vllaznia, në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video e imja nga një përplasje verbale e ndodhur në përfundim të takimit. Nuk dua të ndalem te shkaqet dhe rrethanat që më çuan në atë reagim, sepse asnjë rrethanë nuk e justifikon veprimin. Për këtë arsye e ndiej për detyrë të sqaroj opinionin publik. Së pari, i kërkoj publikisht dhe thellësisht ndjesë arbitrit Ergys Spahiu dhe familjes së tij për veprimet e mia në atë moment tensioni dhe presioni të jashtëzakonshëm psikologjik. Ai personalisht nuk kishte asnjë faj në atë përplasje dhe reagimi im ndaj tij ishte i papranueshëm. Çështja është tashmë e sqaruar mes nesh në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok. Gjithashtu, i kërkoj ndjesë çdo familjeje...
Burimi:
sportiim.al