Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Gjermanisë për përfshirjen e Rusisë në incidentin me një dron në Aeroportin e Leipzigut, duke e cilësuar situatën si “fillimin e një lufte të vërtetë”. Në një intervistë për median ruse Vesti, Lavrov kritikoi autoritetet gjermane, duke pretenduar se nuk është kryer një hetim i mirëfilltë për të përcaktuar se kujt i përkiste droni. “Askush nuk u shqetësua të hetonte se kujt i përkiste droni”, deklaroi ai, duke shtuar se, sipas tij, zhvillimet e fundit përbëjnë “në thelb fillimin e një lufte të vërtetë”. Lavrov iu referua gjithashtu zhvillimeve para Luftës së Dytë Botërore, duke krahasuar masat e fundit të Gjermanisë me veprime të ndërmarra në të kaluarën. “Më kujtohet se para fillimit...