Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Incidenti i paprecedentë. Goditja e Muçit bën për spital fotografin në Turqi, 2 fraktura dhe 1 çarje
Në një ndeshje të rëndësishme europiane, Besiktas kundër Shakhtar Donetsk (2-4, më 24 korrik 2025), sulmuesi shqiptar Ernest Muçi bëri debutimin e tij në pjesën e dytë, por në vend që të linte gjurmë sportive, mori vëmendjen për një aksident të çuditshëm, që ndodhi jashtë fushës së lojës. Një moment, kur Muçi goditi me forcë të madhe, topi përfundoi në krahun e një fotografi sportiv pranë vijës fundore të fushës. Fotografi, me dhimbje të forta pas goditjes, u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët e diagnostikuan me dy fraktura dhe një çarje në krah. Lajmi u përhap fillimisht në mediat...