Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve, OSBE reagon me shqetësim
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të 11 majit. Në një deklaratë zyrtare, OSBE shpreh shqetësimin e saj për rastet e frikësimit dhe pengesave që gazetarët kanë hasur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. “Ritheksojmë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë”, thuhet në deklaratë, ku theksohet gjithashtu angazhimi i OSBE-së për të mbështetur përpjekjet në mbrojtje të gazetarëve dhe për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të hapur për median në Shqipëri. Organizata shpreh gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet shqiptare dhe aktorët relevantë...