Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Incidente në Dibër pak orë para zgjedhjeve! Policia referon në SPAK ndjekje penale për korrupsion elektoral dhe vetëgjyqësi
👁7283
Policia e Dibrës mori në mbrëmje denoncimin e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, një person po blinte vota. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:25 dhe sipas Gjunkshit me zbulimin e veprimit nga ana e përfaqësuesve të PD-së, personi teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër. Uniformat blu të Dibrës thanë se në bashkëpunim me SPAK dhe prokurorinë vendore po hetojnë ngjarjen. Aty mbërritën dhe forcat e FNSH që kontrolluan mjetin e bllokuar nga demokratët me pretendimin se i përket personave që po ofronin para në këmbim të...