Incident në qendrën e votimit në Pogradec! Mbështetësi i PD godet komisionerin e PS pas dyshimit se i ngacmoi të bijën

Incident në qendrën e votimit në Pogradec! Mbështetësi i PD godet komisionerin e PS pas dyshimit se i ngacmoi të bijën

Një incident është regjistruar sot në një nga qendrat e votimit në Pogradec, ku L. Tollozhina, një nga mbështetësit e njohur të Partisë Demokratike, ka goditur komisionerin e Partisë Socialiste, E. Gega. Sipas burimeve, përplasja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Dyshohet se shkak i incidentit është bërë një ngacmim verbal i komisionerit ndaj vajzës së Tollozhinës, gjë që ka çuar në reagimin e dhunshëm të këtij të fundit.
Burimi: Kohajone.com