Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë
Një incident diplomatik ka shoqëruar takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të G20-s, të zhvilluar në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesit evropianë kanë refuzuar të marrin pjesë në fotografinë tradicionale familjare përkrah ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Takimi u zhvillua nën drejtimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ndërsa në të ishte ftuar edhe kryediplomati rus. Lavrov udhëtoi për më shumë se 20 orë nga Rusia drejt SHBA-së, duke shmangur hapësirat ajrore të vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës. Megjithatë, prania e tij shkaktoi pakënaqësi te përfaqësuesit evropianë, të cilët nuk pranuan të pozonin në të njëjtën fotografi me të. SHBA anulon fotografinë për të shmangur një incident më të madh Përballë refuzimit të...
Burimi:
javanews.al