Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera
Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rëndon mbi financat publike. Ky projekt, i cili prej kohësh është përballur me akuza të rënda për korrupsion, vazhdon të financohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që objekti fizik nuk është ndërtuar dhe nuk ekziston në terren. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për vitin 2025 janë planifikuar rreth 13.98 miliardë lekë për mbështetjen e kontratave koncesionare me PPP, nga të cilat 5.59 miliardë lekë janë investime dhe 8.39 miliardë lekë shpenzime korente. “Krahasuar me një vit më parë, kjo përfaqëson një rritje prej 683.8...