Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin/ Hasani: Ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin/ Hasani: Ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi

Ditën e sotme është inaguruar në Ulqin, Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë.Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë ministri Igli Hasani dhe homologu malazez Ervin Ibrahimović. Përmes një postimi në rrjete sociale, Hasani tha se kjo është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë.“Sot në Ulqin inauguruam Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë — një ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi. Një tjetër dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë dhe e marrëdhënieve të veçanta Shqipëri–Mal i Zi”, shkruan Hasani.
Burimi: Opinion.al