Ina Zhupa në Sarandë: Fitorja e shqiptarëve është vetëm 32 ditë larg

Ina Zhupa në Sarandë: Fitorja e shqiptarëve është vetëm 32 ditë larg

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, zhvilloi një mbledhje pune në qytetin bregdetar të Sarandës, në kuadër të intensifikimit të fushatës elektorale. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa theksoi se puna dhe angazhimi i saj nuk ndalet, ndërsa u shpreh optimiste për rezultatin e zgjedhjeve që po afrohen. “Beteja dhe puna jonë nuk ndalet. Fitorja e gjithë shqiptarëve është vetëm 32 ditë larg,” – shkruan Zhupa. Me sloganin “Voto 1 – Për Shqipërinë Madhështore”, Ina Zhupa dhe Partia Demokratike po kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vend.
Burimi: Sarandanews.com