Burimi:
Sportekspres.com

Iliria mund AF Luftëtarin në finale & shpallet kampione e Kategorisë së Dytë
👁9815
Në stadiumin “Loni Papuçiu” u zhvillua dje finalja e Kategorisë së Dytë mes Ilirisë dhe AF Luftëtarit. Të dyja skuadrat u renditën në vendin e parë në grupet përkatëse, A dhe B, në përfundim të sezonit të rregullt, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. Përballja e sotme përcaktoi fituesin e trofeut të Kategorisë së Dytë. Ndeshja përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Ilirisë, me golin vendimtar të shënuar nga Santiago Selmani në minutat e fundit të takimit. Pas ndeshjes, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu,...