Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Ilirët” në filmat e Hollivudit! Leka i Madh: Ti je trim, si të quajnë? Glauk, mbreti im
Ilirët kanë bërë vendin e tyre edhe në Hollivud. Ndonëse të përmendur pakrahasimisht më pak sesa thrakët, regjisorë e skenaristë të ndryshëm kanë zgjedhur t’i bëjnë protagonistë paraardhësit e shqiptarëve. Kështu, në filmin “The Scorpion King 2: Rise of a Warrior” (2008) të regjisorit australian Russell Mulcahy, ilirët zënë një vend jo të vogël në plotin e filmit, shkruan Konica.al. Personazhi Polluks, i luajtur nga aktori gjerman Andreas Wisniewski, në film portretohet si prijësi i një çete luftëtarësh ilirë. Bashkë me luftëtarin akadian, Mathayus, ata ndërmarrin një udhëtim fantastik në botën e përtejme në kërkim të gjetjes së shpatës së Damokleut. ”Burra, nderi ilir na thërret”, janë fjalët e prijësit ilir teksa përballet me të papriturat tmerruese të botës së përtejshme. Edhe në filmin për...