Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ilir Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Do ta çojmë çështjen në Strasburg
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila refuzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një më të lehtë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta e cilëson vendimin si një farsë të orkestruar politikisht dhe paralajmëron se do ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. “Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut, por edhe në debatin publik,” –...