Ilir Meta: Ndal aktit kriminal të Reformës Territoriale!

Ilir Meta: Ndal aktit kriminal të Reformës Territoriale!

Nga Ilir Meta- Nesër është një ditë vendimtare për t’i thënë NDAL hapit kriminal të shpopullimit të vendit përmes një akti dikatorial që e quajnë gjoja reformë territoriale. Injorimi dhe përbuzja e refuzimit të 15 bashkive, këshillave bashkiakë, këshilltarëve dhe qytetarëve është një akt i pabesë, mafioz dhe armiqësor, që synon shpërnguljen e këtyre komuniteteve, shpopullimin dhe zbrazjen e këtyre zonave për t’u grabitur nga Qeveria dhe për t’jua dhënë më pas pastruesve të parave të pista, klientë dhe mbështetës të saj. Ky është një akt që dhunon dhe shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën, Kartën Europiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe injoron zërin e komuniteteve ndaj vetëm duhet përbuzur dhe refuzuar. Tani, kur është bërë publik dhe paralajmërimi se pas këtij akti do të ketë edhe...