Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
ILD nisi hetim në 2024, KLP seancë dëgjimore më 18 gusht për procedimin disiplinor ndaj një prokurori në Korçë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot në seancë plenare urgjente. Mbledhja u zhvillua përmes platformës online Zoom. Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni Disiplinor, Këshilli miratoi caktimin e seancës dëgjimore në datën 18.09.2025, ditën e Enjte, ora 10.00, në procedimin disiplinor 1371/2, datë 31.07.2025 ndaj prokurorit A.K në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.