IKTK në konferencën e organizuar nga UNESCO, fokusi i diskutimeve ishte arkeologjia nënujore

IKTK në konferencën e organizuar nga UNESCO, fokusi i diskutimeve ishte arkeologjia nënujore

Arkeologjia nënujore ishte pjesë e diskutimeve në konferencën e organizuar nga UNESCO në Paris përgjatë datave 16 dhe 19 qershor 2025. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mori pjesë në konferencën e organizuar nga UNESCO në kuadër të Sesionit të 10-të të Shteteve Palë të Konventës së 2001 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore dhe Takimit të 16-të të Grupit Këshillimor Shkencor dhe Teknik (STAB). Sipas IKTK-së këto takime përforcojnë dhe përpjekjet e MEKI-t për ngritjen e infrastrukturës në mbrojtje të pasurive nënujore shqiptar. “Fokusi i diskutimeve ishte arkeologjia nënujore dhe sfidat që sjellin ndryshimet klimatike në ruajtjen e trashëgimisë kulturore...
Burimi: Sot.com.al