Ikona Shën Mëria në restaurim për të shmangur degradimin e saj, vepra e gjetur në kishën e Shën Gjergjit në Libofshë

Ikona Shën Mëria në restaurim për të shmangur degradimin e saj, vepra e gjetur në kishën e Shën Gjergjit në Libofshë

Nga Julia Vrapi Ikona Shën Mëria e realizuar nga vëllezërit Çetiri është duke iu nënshtruar procesit të restaurimit për të shmangur degradimin e saj. E gjetur në kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë të Fierit, ikona Shën Mëria e realizuar nga vëllezërit Çetiri është edhe pjesë e fondit të ikonave në laboratorin e restaurimit të veprave të artit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat. “Kjo ikonë aktualisht është duke iu nënshtruar procesit të restaurimit, duke nxjerr në dritë një tjetër thesar të trashëgimisë kulturore”, thuhet nga kjo drejtori e trashëgimisë, që sjell herë pas here në vëmendje punën që bëhet me restaurimin e ikonave të ndryshme që janë pjesë e fondit. Më herët DRTK Berat shprehej se ndërhyrja restauruese në ikonë konsiston në:...