IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Raportohet se aksioni ka nisur mbrëmjen e së dielës, konkretisht në Jalë, nga ku u prishën katër objekte pa leje. Ndërkohë ditën e sotme ka nisur prishja e pesë objekteve pa leje në Dhërmi, ku ende nuk dihet se për çfarë do të shërbenin këto objekte. Kryesisht në çdo sezon veror, IKMT-ja përballet me objekte të ngritura pa leje, duke bërë kështu që ajo të ndërmarrë operacione të tilla kundër strukturave të pa licencuara.
Burimi: Opinion.al