Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Igli Tare synon kalimin e Granit Xhakës nga Leverkusen te Milan
Milani po ndjek nga afër Granit Xhakën, mesfushorin e Bayer Leverkusen dhe kapitenin e përfaqësueses së Zvicrës, me objektivin për të forcuar repartin qendror të ekipit për sezonin e ri. Lajmin e ka konfirmuar edhe babai i lojtarit, Ragip Xhaka. “Milani e do Xhakën. Nuk do të flas për kushtet e marrëveshjes, klubet duhet të gjejnë një marrëveshje mes tyre. Tare? E vlerësoj shumë”, tha Xhaka senior duke e lënë të hapur mundësinë e transferimit por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi negociatat. Sipas burimeve pranë klubit kuqezi, është pikërisht drejtori Igli Tare ai që do të udhëheqë ofensivën për ta sjellë Xhakën në Milano. Një vizitë në Gjermani është planifikuar për ditët në vijim, ku Tare do të zhvillojë kontakte direkte me drejtuesit e...