Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Igli Tare nuk e ka mbyllur ende me merkaton, Milani bën gati ofertën e radhës për mesfushorin shqiptar
Pas zyrtarizimit të afrimit të mbrojtësit Pervis Estupiñan nga Brighton, që zë vendin e lënë bosh nga Theo Hernandez, AC Milan është gati të intensifikojë fushatën e saj në merkato me një tjetër goditje të rëndësishme: mesfushorin e Zvicrës dhe Club Brugge, Ardon Jashari. Kuqezinjtë kanë çuar përpara largimin e disa emrave si Emerson Royal, Yacine Adli, Lorenzo Colombo, Ismaël Bennacer dhe Noah Okafor, duke krijuar hapësirë financiare dhe taktike për afrime të reja. Në krye të listës së dëshirave është 22-vjeçari Jashari, për të cilin Milani ka bërë një ofertë të rëndësishme: 32 milionë euro në pagesë fikse dhe...