Burimi:
Vizionplus.tv

Igli Tare më larg Milanit, Furlani takon Paraticin, ish-drejtori i Juventus favorit për t’iu bashkuar kuqezinjve
👁7059
Igli Tare është tashmë zgjedhja e dytë e Milanit sa i takon postit të drejtorit sportiv. Kuqezinjtë kanë avancuar në bisedimet e tyre për ta afruar në këtë rol, Fabio Paratici, ish-drejtori i Juventusit, aktualisht në këtë pozicion tek Tottenham në Premier League. Kaosi i javëve të fundit te Milani, shoqëruar me protestën e fortë të tifozëve kundër drejtuesve, ka zbehur pozitat e Zlatan Ibrahimovic, i cili në fakt ishte njeriu që po sponsorizonte ardhjen e mundshme të Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit. Mesa duket, vendimin final për këtë çështje do ta marrë administratori i deleguar i klubit,...