Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
IFFHS i jep fund debatit: Leo Messi, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave
👁8740
Debati ka marrë fund, nëse ka ekzistuar ndonjëherë. Leo Messi është shpallur “futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave” nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Ky institucion i njohur, i themeluar në vitin 1991 për të mbledhur dhe analizuar të gjitha të dhënat lidhur me futbollin në shkallë globale, nuk lë vend për dyshime: argjentinasi është numri një. Ylli nga Rosario kryeson një listë legjendash që përfshin bashkëkombasin e tij Diego Armando Maradona, Pelé, Johan Cruyff dhe rivalin e përhershëm Cristiano Ronaldo. Të gjithë këta janë në renditje, por askush përpara “Pleshtit”. Në moshën 37-vjeçare,...